May 1, 2024

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm dhe i ftohtë. Në orët e pasditet do të fryjë një erë e fortë nga pjesa veriore e vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 6 deri 13 gradë celsius.
Ditën e hënë do të mbizotërojë mot me diell me temperatura të ulta në mëngjes, ndërsa temperatura ditore do të rritet. Nga e marta do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje lokale shiu deri në fund të ditës. Më shumë reshje shiu priten të mërkurën.