May 5, 2024

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i vranët, ndërsa në pjesën perëndimore të vendit, në fund të ditës dhe gjatë natës pritet të ketë reshje të shiut.
Temperatura minimale do të jetë nga 0 deri 8 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 10 deri 17 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, i vranët dhe me reshje të shiut ku temperatura maksimale pritet të jetë deri në 13 gradë celsius.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, mot stabil do të ketë deri të mërkurën kur priten reshje të reja të shiut.