May 16, 2024
Maqedoni

Paralele të mjekësisë në Shkollën e mesme në Likovë

Isni Aliji, drejtori i shkollës komunale “Ismet Jashari” nga Likova, ka dhënë një intervistë në Alsat, më saktësishtë në emisionin Pasdite, ku ka folur për shkollën e tij. Ai ka deklaruar se kanë bërë një kërkesë në Ministrinë e Arsimit për hapjen e një paralele të mjekësisë.
Gjithashtu, ai ka folur edhe për historikun e shkollës Ismet Jashari, ku ka treguar se sivjet festojnë 13-vjetorin e themelimit, përcjell Open-TV.

“Shkolla e Mesme Komunale ‘Ismet Jashari’ momentalisht funksionon me drejtimin e gjimnazit, por këtë vit në Ministrinë e Arsimit kemi parashtruar kërkesë që të na lejohet një paralele-drejtimi i mjekësisë. Për vitet tjera planifikojmë edhe drejtime të tjera”, deklaroi drejtori Aliji.

“Konkursi del me 31 mars dhe nëse aprovohet kërkesa ne jemi të përgatitur që nga shtatori mund të fillojmë me paralelen e mjekësisë”, shtoi ai.

“SHMK ‘Ismet Jashari’ ka 16 paralele, me mundësi zgjerimi të paraleleve në vitet e ardhshme. SHMK Ismet Jashari vepron nga viti 1998, në kuadër të gjimnazit ‘Goce Dellcev’, ndërsa kemi mësuar në objektet e shkollës fillore ‘Dituria’. Nga viti 2007 ëshë ndërtuar vetëm një krah i shkollës me gjashtë paralele dhe nga viti 2007 kemi dalur në objekt të veçantë, kurse nga 2010-ta jemi subjekt i veçant juridik, dmth sivjet e kemi 13 vjetorin e themelimit”, bëri me dije drejtori Isni Aliji. (Open-TV)

Deklaratën e drejtorit të SHMK “Ismet Jashari” Isni Aliji mund ta ndiqni nga minuta e 3.09-6.00.