May 20, 2024
Shqipëri

Paradoksi/ Bien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare, rriten në Shqipëri

Në tregjet ndërkombëtare, por edhe në vendet e rajonit kanë shënuar rënie çmimet e naftës dhe derivateve të saj, duke u ulur në nivelet e para pandemisë.

Për këtë arsye, banorët e vendit tonë kanë mbetur të habitur nga rritja e re që kanë shënuar çmimet e karburanteve në Shqipëri me vendimin e fundit të ditës së djeshme. Sipas vendimit të djeshëm të Bordit të Transparencës bëhet me dije se nafta ka pësuar rritje me 4 lekë, nga 169 lekë do të tregtohet me 173 lekë.
Benzina do të tregtohet me 173 lekë/litër, ndërsa gazi 63 lekë/litri.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 10 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 79 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 10 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Top Channel