Maqedoni

Paraburgim për njërin prej të arrestuarve nga “Grupi i Kondovës”

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditësh kundër një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i cili është arrestuar nga policia e Kosovës më 3 maj në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar me kërkesë të Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në lidhje me: Në Ferizaj shkatërrohet “Grupi i Kondovës”, Policia e Kosovës arrestoi tre pjesëtarë të saj

Sipas kumtesës së gjykatës në Ferizaj, kundër personit me inicialet B.K., është lëshuar fletëarrest nga Interpoli nën dyshimin se është autor i veprave penale “Përgatitja e veprave terroriste apo veprave penale kundër rendit kushtetues” dhe “grabitje në bashkëkryerje”.

“Kundër të dyshuarit është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar nga Interpoli me kërkesë nga 2 prill 2005 dhe 9 maj 2008 nga shteti i Maqedonisë së Veriut. I akuzuari B.K. dyshohet se ka kryer vepra penale në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe më 03.05.2024 është arrestuar nga Njësiti për intervenime të shpejta dhe Njësiti i antidrogës në Ferizaj”, thuhet në kumtesë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut për MIA-n informojnë se janë të informuar për arrestimin nga kolegët e tyre kosovarë.

Mediat në vend bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Agim Krasniqin, vëllain e tij Besim Krasniqi, Sehat Ramadani dhe Fadil Toçi të cilët janë arrestuar në Ferizaj. Ndaj tyre është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar nga policia e Maqedonisë. Agim Krasniqi është në arrati që nga shkurti i vitit 2020 kur nuk u kthye në burgun e Shtipit pas një fundjave të lirë. Për vuajtjen e dënimit me burg ka edhe 3 vite e 3 muaj.