Maqedoni

Paraburgim për një ushtar, u dha 10 telefona të burgosurve në Idrizovë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një të dyshuari 23-vjeçar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
I dyshuari, më 1 shkurt, burgun Idrizovë – Shkup, në cilësinë e zyrtarit – ushtar profesionist në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të gjendjes së krizës së shpallur në zonën e burgut, është punësuar si sigurim i jashtëm në murin e gardhit të objektit të burgut.

“Duke vepruar kështu, ai ka ndërmarrë një veprim që ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare me qëllim që të përfitojë dhe mundësojë përdorimin e celularit për dy të dënuar që vuanin dënimin me burg në pavijonin e mbyllur dhe që sipas rregullave në burg, janë të ndaluara telefonat dhe komunikimi pa mbikëqyrjen e policisë së burgjeve”.

“Pasi kishte fshehur më parë dhjetë celularë në jelekun taktik të uniformës që kishte veshur, u largua nga vendi i rojes dhe duke ditur që të dënuarit ishin liruar për një shëtitje të përditshme dhe po e prisnin, ai qëndroi pranë murit të kabinës dhe më pas i hodhi celularët mbi dy gardhe mbrojtëse, për t’u mundësuar komunikimin pa mbikëqyrje”.

“Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë qartë rrezik për arratisje, si dhe rrethana të veçanta që arsyetojnë frikën se i dyshuari do ta përsërisë veprën penale, prokurori publik ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.