May 20, 2024
Maqedoni

Ndërron jetë në Shkup 19 vjeçari nga Turqia

MPB-ja ka njoftuar se në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” dje në gjendje të rëndë shëndetësore është pranuar një shtetas turk 19-vjeçar me banim në Shkup, i cili ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, tek shtetasi turk O.J. nuk kishte shenja dhune, transmeton Lideri.mk.

Rasti është raportuar dje në ora 14:30 në SPB Shkup, nga kompleksi i klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa O.J. vdiq rreth orës 12:40.

“O.J. është pranuar në klinika rreth orës 10.15 në gjendje të rëndë shëndetësore. Një mjek ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, kurse me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njofton MPB./Lideri