Para vetes nuk e shihni buallin, e para të tjerëve e shihni edhe mizën!
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Këtë shkrim po e fillojë me një proverbë popullore. “ Para vetes nuk e sheh buallin, ndërsa para tjerëve e sheh mizën”. Më ka ra rasti që herët që disa mësidhënës, edukatorë, pedagogë që ligjërojnë në shkollat fillore, të mesme dhe të larta thonë se mësimdhënësit nuk duhet të eksponohen në tubime partiake gjatë cikleve zgjedhore. Me këtë pjatohem edhe unë, sepse, prindrit e tyre janë të përkatsive të ndryshme partiake, por ka edhe prej tyre që nuk janë të përcaktuar në asnjë subjekt politik. Nga kjo atëherë ju ca të nderuar mësimdhënës, pedagogë dhe edukatorë edhe nëse keni përcaktime politike në parti të ndryshme mos u ekspononi aq shumë nëpër tubime, sepse reflektohet shumë keq tek nxënësit, studentat dhe prindrit. Ajo që është edhe më e keqja që dhe më motivoi të shkruaj kët shrim është kjo.Me veshët e mi kam dëgjuar dhe lexuar nga disa të ashtuquajtur mësuesish, profesorësh, pedagogësh dhe edukatorësh deri dje nxirrni zjarr nga goja me kritika ndaj disa kolegve të tyre. Kritikonin me të madhe disa kolegë të tyre se si e lejojnë veten të ekspozohen në tubime partiake. E tani që në fillim të kësaj kampanje zgjedhore të zgjedhjeve lokale në Maqedodoninë Veriore më ranë në sy të i shoh në ballë të tubimeve mu të tillët apo të të tillat. Kush ishin këta ose këto edhe ju mesiguri ndoshta i keni parë, por do i shihni në të ardhmën. Për mua kjo nuk mund të jetë asgjë më shumë se demagogji dhe hipokrizi. Kam për të shkruar edhe shumëçka tjetër, por po e lë për ndonjë ditë tjetër. Nuk mund të e mbylli këtë shkrim siç e fillova me proverbin popullor. Ju të nderuar demagogë dhe hipokritë u vërtetova bindshëm se: “ Para vetes nuk e shihni buallin, ndërsa para të tjerëve e shihni mizën”