Maqedoni

Paqartësitë se si do të udhëtohet këtë verë nga Evropa në Maqedoni dhe anasjelltas

Paqartësitë se si do të udhëtohet këtë verë nga Evropa në Maqedoni dhe anasjelltas, e bën të pasigurt edhe ardhjen e të mërgimtarëve. Biznesmenët nga Struga thonë se nëse përsëritet edhe një verë pa mërgimtarë, kjo do të thotë një kolaps total i ekonomisë. Ardhja e mërgimtarëve lidhet gjithashtu me mbajtjen e dasmave në rajonin e Strugës, një aktivitet që përfshin shumë sektorë.

“… Sipas disa vlerësimeve, rreth 2 miliardë euro u humbën verën e kaluar për shkak të mungesës së mërgimtarëve dhe mos organizimit të të gjitha këtyre ngjarjeve, që ndodhin tradicionalisht në zonën tonë këtu me ardhjen e mërgimtarëve.”

Xhemailoski është ende optimist se gjërat ngadalë do të fillojnë të kthehen në normalitet, megjithëse thotë se do të duhet kohë.

“Shpresojmë që të paktën diçka të kthehet në funksionim dhe punë normale, sepse është një periudhë e vështirë që kemi kaluar. Edhe ato që ishin planifikuar për vitin 2020, edhe ato që janë për vitin 2021, tani të gjitha duhet të grumbullohen. Disa nga hotelet pak me druajtje, pak me mosbesim thonë se do të ndodhë kjo, sepse ka kaluar një kohë shumë e gjatë në këtë situatë, por të gjithë tashmë kanë nga dy ose tre ngjarje në ditë.”

Agjencitë turistike, që punojnë me mërgimtarët tanë janë të kujdesshëm me njoftimet. Ata thonë se do të jetë më mirë se viti 2020, por jo njëlloj si në vitin 2019.

Shaqiri thotë se ky vit do të jetë vendimtar për bizneset e tyre. Nga rajoni i Strugës ka rreth 12,000 mërgimtarë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Këtë vit pritet që në vendlindje të vijnë rreth 7,000 mërgimtarë.