October 15, 2024
Maqedoni

Çair-Butel, qentë endacakë rrezikojnë banorët

Qentë endacak janë problem me të cilin përballet çdo komunë në vend dhe zgjidhje përfundimtare nuk ka gjetur asnjëra. Nga Komuna e Çairit thonë se dispozitat ligjore u pamundësojnë ndërtimin e një stacionari ku do të dërgoheshin qentë, ligji parashikon që ai lokacion duhet të jetë në një largësi prej 500 metrash nga zonat e banuara. Nga kjo komunë thonë se për momentin kanë marrëveshje me ndërmarrjen publike për kujdes dhe strehim te qenve endacak “ Llajka”.
“Kështu që ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me komunat fqinje, duke ofruar mbështetjen tonë maksimale për ndërtimin e një stacionari në territorin e komunave të tyre, duke marr përsipër të gjitha obligimet financiare po ashtu edhe teknikë në përputhje me marrëveshjen e bashkëpunimit. Padyshim se tema është e diskutuar dhe në periudhën në vazhdim me siguri se do të ndërmerren edhe hapa konkret në këtë drejtim.”- deklaroi Kushtrim Alla- Komuna e Çairit.

Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski thotë se qytetarët shpeshherë kanë paraqitur se në lagjet e tyre shohin qen që si kanë parë më herët, duke ngritur dyshime se të njëjtët sillen nga komuna apo qytete të tjera.

“Çdo komunë ka territorin e vet dhe mund të ndërtojë stacionar. Nuk është e vërtetë se Komuna e Çairit nuk ka vend, vetëm se dëshiron të ndërtojë ndërtesa, ky është problem. Megjithatë, ja publikisht themi që nëse nga Komuna e Çairit na vjen ndonjë kërkesë për këtë, jemi të hapur për të bërë diçka.”- deklaroi Velimir Smilevski- kryetar i Komunës së Butelit

Qytetarët do kishin dashur që komunat të tregoheshin më efikase me zgjidhjen e këtij problemi edhe pse shtojnë se jo të gjithë qentë endacak janë agresiv apo përbëjnë rrezik.

Qytetar
“Ka qen, por nuk kam ndonjë vështirësi prej tyre. Nuk kam pasur ndonjë problem. Do gënjeja nëse do thosha se kam. 07:30 Para ca kohësh një fqinjën time e kafshoi një qen. Ndërsa mua personalisht s më ka ndodhur diçka e tillë. 07:41 duhet të kujdesen, duhet t’i mbledhin. 07:49 Tani përsëri ka qen, shoh ka shumë.”

Qytetar AL
“Ende ka që grumbullohen. Ka rrezik, sidomos për fëmijët. S’jemi të kënaqur si po punojnë. Ka

“– A mendoni se po kujdesen siç duhet? – Jo! 06:33 Nuk ju intereson aspak.
– A mendoni se përbëjnë rrezik për qytetarët? – Sigurisht që po, edhe atë shumë. Përbëjnë problem të madh.”

Qytetari që sulmohet nga ndonjë qen endacak në territorin e qytetit të Shkupit, pasi të mbledhë dokumentacionet e nevojshme ka të drejtë që të padisë këtë institucion dhe nëse e fiton procedurën gjyqësore, atëherë Qyteti i Shkupit paguan dëmshpërblimin.