Rajon - Botë

Pamje rënda nga rrugët e Ukrainës të mbushura me trupat e civilëve të vrarë (Video)

Trupat e pajetë të 20 civilëve janë parë në një rrugë të vetme, në qytetin Bucha, afër Kyivit, raporton CNN.

 

Pamje të rënda të civilëve të vrarë janë publikuar nëpër media, duke u bërë testamenti i terrorit rus në Ukrainë.

Pamjet janë shpërndarë vazhdimisht sot gjatë ditës në media botërore e nga organizata dhe figura publike mbarë botën. Ukraina këtë e ka quajtur gjenocid.

Mykhailo Podolyak, këshilltar nga Presidenca ukrainase, i cili është edhe pjesë e ekipit negociator të Ukrainës, i ka rishpërndarë fotografitë të dielën, duke e quajtur këtë “masakër të planifikuar”.