Palmer: I rëndësishëm është përshpejtimi i aderimit të Maqedonisë në BE
Zëvendësndihmësi Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Azi, Mathew Palmer në video konferencën për integrimin euroatlantik të Ballkanit tha se është e rëndësishme aderimi i Maqedonisë në BE.
Video konferenca për integrimin euroatlantik të Ballkanit ka qenë nën organizimin e organizatës joqeveritare “Greek House Davos”.
Siç raporon Zëri i Amerikës, Palmer ka theksuar se SHBA-të synojnë Ballkan Perëndimor të qetë, stabil dhe me prosperitet në BE dhe Bashkimi Evropian janë partnerë në promovimin e stabilitetit dhe luftës kundër korrupsionit në rajon.
“Palmer theksoi rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, dhe përshpejtimit të aderimit të Maqedonisë në BE”, tha organizata joqeveritare, duke theksuar se Palmer ka theksuar edhe rëndësinë e Greqisë si pjesë rajonal dhe më gjerë në rajonin e mediterian.
Në takim, krahas liderëve rajonal dhe ambasadorëve, ka marrë pjesë edhe ministri malazez i MPJ-së dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.