Maqedoni

Pagoi 10 mijë denarë për dru për nxehje, por u mashtrua!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje, në ora 11:35 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Strumicë një 66-vjeçar, baor i një fshati nga Strumica ka denoncuar se është mashtruar nga një person për 10.000 denarë.

Sipas të denoncuarës, personi ka ardhur te ai dhe i ka ofruar dru për nxehje, pasi kanë rënë në ujdi ai ia ka dhënë paratë, pas çfarë personi ka shkuar dhe nuk ka ardhur kurrë më për t’ia sjellë drunjtë.

Nga MPB thonë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.