May 10, 2024
Maqedoni

Padi për ish drejtorin e Muzeut të Alfabetit në Manastir, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme ka parashtruar padi kundër ish drejtorit të Muzeut të Alfabetit në Manastir, transmeton TV21. Nga MPB thonë se 37-vjeçari A.N. dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 4.128.551 denarë dhe se akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“I denoncuari, dyshohet se si zyrtar, drejtor i Institucionit Kombëtar – Muzeu i Alfabetit Shqip në Manastir, në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2020 në mënyrë të përsëritur ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe Ligjin për Muzetë pasi ka lejuar që disa persona në mënyrë të kundërligjshme të përfitojnë pronë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.