July 8, 2024
KosovëShqipëri

Pacolli ngushëllon familjen e tetëvjeçarit të vrarë në Fier: Autori të dënohet maksimalisht

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli tha se autori i këtij krimi makabër duhet të dënohet maksimalisht, sa më parë.

“Ky djalë i bukur, vetëm tetë vjeç, i vrarë brutalisht nga fqinji i tij, ka prekur zemrat e çdo shqiptari. Unë i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Vasiu. Mateo, sot një ëngjull në parajsë, u prehtë në paqe. Autori i këtij krimi makabër të dënohet maksimalisht, sa më pare”, ka shkruar mes tjerash Pacolli.