May 3, 2024
Maqedoni

Pa ujë nesër disa lagje në Hasanbeg dhe Stajkovc

Ndërprerje të furnizimit me ujë nesër prej orës 09:00 do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve “Fushtanska”, “Juzhnomoravski brigadi”, “Zheglane”, “Sreqko Puzhalka”, fshati Stajkovc dhe me shtypje të zvogëluar lagjja Hasanbeg.

Siç kumtoi NP “Ujësjellës dhe kanalizim”-Shkup, ndërprerja bëhet për shkak të ndërrimit të dy mbyllësve nga F-125 mm, në rr. “Fashtanska” nr.94 në lagjen Hasanbeg.

Shfrytëzuesit do të mbesin pa ujë deri në përfundim të intervenimit.