Kosovë

Osmani turqisht uron Erdoganin për Ditën e Republikës: “Cumhuriyet Bayramı’nı Kutladaği”

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan me rastin e Ditës së Republikës.

Në një postim në “X”, Osmani ka uruar që fryma e unitetit dhe solidaritet të mbizotërojë në Turqi.

“I nderuar President Erdogan, në këtë ditë të rëndësishme kur populli turk feston Ditën e Republikës, ju uroj që fryma e unitetit dhe solidaritetit të mbizotërojë në të gjithë vendin tuaj”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka shprehur falënderimet për mbështetjen e palëkundur të Turqisë për Kosovën.

“Populli i Kosovës i shpreh falënderimet e sinqerta Turqisë për mbështetje të palëkundur dhe miqësi të vazhdueshme gjatë këtyre viteve. Jemi të vendosur ta forcojmë më tej partneritetin tonë dhe shpresojmë të shfrytëzojmë me entuziazëm mundësitë që ofron bashkëpunimi ynë”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/