Osmani për Bullgarinë: Në shtator do të kemi marrëveshje përfundimtare
Shtatori, është afati tjetër kur pritet të ketë marrëveshje për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes, ka paralajmëruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
“Në shtator do të kemi marrëveshje përfundimtare”, tha Osmani, transmeton TV21.
Ka sqaruar, se kjo marrëveshje duhet të rezultojë me disa hapa që kryesisht ndërlidhen me kryesimin slloven, me propozimin portugez dhe me udhërrëfyesin, i cili siç premton, para shtatorit do të definohet nga pala e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Sa i takon letrës bullgare, ku përmenden disa hapa, Osmani ka vlerësuar se bëhet fjalë për mendime dhe se nuk janë kushte./TV21