BallinaMaqedoni

Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por në Qeveri mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”

Bujar Osmani nga BDI, Fronti Europian ka dërguar porosi deri te Hristijan Mickoski, lider i OBRM-PDUKM-së se koalicionin opozitar shqiptar, VLEN mund ta ftojë vetëm në kafene, ndërkaq për t’u bërë pjesë e Qeverisë mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”, transmeton TV21.

“Zotëri Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për vizitë, në kafene. Mund ta ftojë në kuadër të koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja” dhe ta ndajë pushtetin me ata. Kjo lejohet. Nëse ky është qëllimi – VLEN të jetë në Qeveri si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”, kjo është krejtësisht legjitime dhe është vendim i tyre. Por përfaqësues të shqiptarëve, të turqve, të boshnjakëve, të romëve do të jenë ata të cilët do ta fitojnë vullnetin e tyre. Për këtë Marrëveshja e Ohrit e jep parimin e shumicës së dyfishtë – shumicës absolute dhe shumicës prej badenteri, eKjo do të thotë do t’i përfaqësojë boshnjakët, ai që do ta zgjedhin ata, turqët, romët dhe kështu me radhë. cila nuk është vetëm shumicë e shqiptarë. Këtu duhet të kuptohem që të mos mendohet se është një betejë etnike. Badenter do të thotë shumicë e deputetëve joshumicë. Do të them edhe njëherë – mund t’i ftojë në kafe, por për në Qeveri vendosin qytetarët”, tha Osmani.