Maqedoni

Osmani: I dënojmë sulmet raketore ndaj civilëve në Izrael

Për konflitin izraelit-palestinez është deklaruar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ka deklaruar, se “qëndrimi i tij është i qartë”, se kërkojnë deeskalim të tensioneve, ndërkaq ka “dënuar sulmet raketore ndaj civilëve në Izrael”.

“Qëndrimi ynë mendoj se ishte i qartë, kërkojmë deeskalim e tensioneve, të mbrohen civilët nga sulmet. Kuptohet, se i dënojmë sulmet raketore ndaj civilëve në Izrael dhe i përkrahim përpjekjet ndërkombëtare, para se gjithash edhe të Bashkimit Evropian që të gjendet sa më shpejtë zgjidhje”, tha Osmani në paraqitjen para mediave, transmeton TV21.