Osmani: Evakuohen nga Gaza dy shtetasit e fundit të RMV-së
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka njoftuar se dy shtetasit e fundit të cilët ndodheshin në zonën e rrezikut në Gaza janë evakuuar.
“Çifti, dy shtetasit tanë të fundit që ndodheshin në zonat e rrezikut, janë evakuuar nga Gaza. Ata janë aktualisht në strehim të sigurt dhe të përkohshëm në Kajro dhe së shpejti do të kthehen në shtëpi.
Dëshiroj të shpreh mirënjohje të veçantë për angazhimin dhe profesionalizmin e u.d. ambasadorë në Tel Aviv dhe Kajro, Maçej Kaçorovski dhe Elma Altorok, të cilët bënë përpjekje të jashtëzakonshme në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit si dhe me qytetarët tanë”, ka shkruar ministri Osmani.