BallinaMaqedoni

OSBE-ODIHR jep vlerësimin për zgjedhjet

Fushata zgjedhore, si dhe vet procesi zgjedhor, në përgjithësi, u vlerësua pozitivisht ku procedurat e votimit ishin respektuar në masë të madhe, ndërsa në disa raste gjatë numërimit, këshillat zgjedhorë nuk i kishin kryer plotësisht procedurat e përcaktuara. Këto janë konkluzionet paraprake të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit të zgjedhjeve të përbërë nga përfaqësues të OSBE/ODIHR dhe Këshillit të Evropës. Kreu i misionit të OSBE/ODHIR Gillian Stirk theksoi se ligjet e vendit janë baza për zgjedhje demokratike, por nuk rregullon mjaftueshëm disa nga elementët e rëndësishëm të garës presidenciale. Ajo vuri në dukje se ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor u bënë përmes një procesi ku mungonte transparenca dhe konsultimi publik.

“Shumë nga njerëzit me të cilët kemi komunikuar gjatë kësaj periudhe ishin të pa kënaqur me establishmentin politik. KSHZ i ka përmbushur të gjitha afatet, dhe në përgjithësi procesi është realizuar në mënyrë të rrjedhëshme me pak paregullësi. Me 343 vëzhgues në të gjithë shtetin, misioni jonë vizitoi 1340 në ditën e zgjedhjeve. Kjo dërgoi tek konstatimi se procesi është i rregulltë dhe transparent, por në disa raste këshillat vendor jo krejtësishtë i janë përmbajtur proceseve dhe regullave të përcaktuara për numërimin e votave. Liritë themelore u respektuan në fushatë, por me afrimin e ditës së zgjedhjeve dhe kufijtë midis garës presidenciale dhe parlamentare filluan të zbehen, retorika u bë gjithnjë e më negative dhe në disa raste diskriminuese, duke reflektuar fragmentimin politik dhe ndarjet etnike.”, tha kreu i misionit të OSBE/ODHIR, Gillian Stirk.
Sipas ODIHR-it lidhja e shpërndarjes së fondeve të fushatës dhe mundësive mediatike me përkatësinë partiake favorizoi në mënyrë disproporcionale kandidatët e lidhur me partitë kryesore politike. Sa i përket administratës zgjedhore, pavarësisht burimeve të kufizuara njerëzore dhe teknike, ajo gëzonte përgjithësisht besimin e publikut për sa i përket kapaciteteve teknike dhe menaxhimit efikas të procesit në tërësi, vlerëson misioni iI OSBE-ODIHRIT.