Orhan Murtezani realizon takime të rëndësishme në Turqi, ja për çka bëhet fjalë
Drejtori gjeneral i ShA MEPSO, Orhan Murtezani dhe disa nga udhëheqësit e kësaj kompanie, gjenden në një vizitë zyrtare në Operatorin turk të sistemit të transmetimit TEIAS, në Ankara.
Gjatë vizitës, para ekipit të TEIAS të udhëhequr nga drejtori gjeneral Orhan Kaldirim, drejtori Murtezani, zëvendësdrejtoresha Eva Shukleva dhe drejtori i OST-së Borko Aleksoski, prezantuan punën e ShA MEPSO dhe rëndësinë e kompanisë për sistemin elektrotransmetues të Republikën së Maqedonisë së Veriut dhe rajonin në përgjithësi, ndërsa u bisedua edhe për bashkëpunim të mundshëm në ndërtimin e trafostacioneve , si dhe aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e sektorit të elektroenergjetikës.
Dy kompanitë nënshkruan Memorandum për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash dhe informacionesh në fushën e veprimatrisë operacionale ndërmjet dy operatorëve të sistemit të transmetimit.