BallinaMaqedoni

Orban: Mund të ju japim vetëm para evropiane, e jo para kineze! Do tu japim ende!

Kredi kineze dhe para koneze nuk mund t’ju japim, sepse Hungaria me Kinën ka marrëveshje të gjitha paratë që vijnë nga Kina të shkojnë në projekte konkrete për zhvillim në Hungari, theksoi sot në Ohër kryeministri hungarez, Viktor Orban.

“Para kineze nuk mund t’ju japim, ndërsa para evropiane mundemi dhe do t’ju japim”, tha orban në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse paratë nga kredia hungareze në vlerë prej 500 milionë eurove janë kineze apo hungareze, në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin Hristian Mickoski në Ohër.

Nga aspekti i Hungarisë, siç tha, ekonomia nuk është çështja më e rëndësishme mes dy shteteve tona, por është e shkallës së dytë. Çështje primare është siguria nacionale dhe lufta kundër emigracionit.

“Në Hungari të gjitha çështjet i zgjidhim nga aspekti i sigurisë dhe kemi bashkëpunim më të zhvilluar me vendet të cilat janë më të rëndësishme për sigurinë tonë nacionale. Maqedonia e Veriut nuk është vetëm vend mik i Hungarisë, por edhe shtet shumë i rëndësishëm për sigurinë e Hungarisë, sepse ndodheni në rutën e emigracionit. Nëse ka nevojë, kemi vullnet t’ju ndihmojmë në të gjitha mënyrat”, porositi Orban.