Maqedoni

Omicron-i ende nuk është prezent në Maqedoni

Edhe pse në shtetet nëpër botë me shpejtësi po përhapet lloji omikron i koronavirusit, te ne nuk është regjistruar asnjë rast. Ende dominant mbetet lloji Delta, si tek ne ashtu edhe në shtetet e rajonit. Në ndërkohë, autoritetet ftojnë në vaksinim më masiv e cila paraqet mundësi të vetme për dalje nga pandemia.

Por, lloji i ri për herë të parë është konfirmuar në Ballkan, më saktë në Kroaci me dy pacientë të infektuar.

Infektologu dr. Entoni Fauçi, deklaroi se edhe pse ka përhapje të shpejtë të llojit omikron të koronavirusit, indikacionet e para tregojnë se ai është më pak i rrezikshëm se lloji delta.

Fauçi deklaroi se shkencëtarëve u duhen më shumë informata para se të sjellin konkludim për seriozitetin e llojit omikron. Raportet nga Afrika e Jugut, ku u paraqit dhe po bëhet lloj dominues, tregojnë se shkalla e hospitalizimit nuk është rritur në mënyrë alarmante.

Lloji Omikron deri tani është zbuluar në një të tretën e shteteve federale amerikane, përfshirë edhe bregun verilindor, jugor dhe perëndimor.

Sipas OBSH-së, personat e infektuar me llojin Omikron kanë formë më të lehtë të sëmundjes.

“Komisioni nuk ka rekomandime për vendet anëtare, kryetarja e dha qëndrimin e saj për situatën në Evropë”, deklaroi Erik Mamer, zëdhënës i Komisionit Evropian, duke shtuar se duke i marrë parasysh miliona qytetarë të pavaksinuar në BE, ky debat është i mirëseardhur.

Por, shtoi Mamer, është e qartë se kjo është kompetencë e vendeve anëtare dhe Komisioni Evropian nuk do të dorëzojë propozime në këtë drejtim.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, javën e kaluar deklaroi se është mirë që debatohet për vaksinim të obligueshëm, por siç saktësojnë nga Komisioni Evropian, politika shëndetësore është kompetencë e plotë e vendeve anëtare.

“Komisioni nuk ka rekomandime për vendet anëtare, kryetarja e dha qëndrimin e saj për situatën në Evropë”, deklaroi Erik Mamer, zëdhënës i Komisionit Evropian, duke shtuar se duke i marrë parasysh miliona qytetarë të pavaksinuar në BE, ky debat është i mirëseardhur.

Por, shtoi Mamer, është e qartë se kjo është kompetencë e vendeve anëtare dhe Komisioni Evropian nuk do të dorëzojë propozime në këtë drejtim.

Agjencia për ilaçe dhe mjete medicinale (MALMED), dje ka bërë të ditur se ka marrë dy lajmërime nga mjekë për dyshim për epilog të vdekjes pas marrjes së vaksinës kundër Kovid-19.

Po bëhet përpunim i kompletuar për të dëshmuar nëse reaksioni i padëshiruar, në qoftë edhe rast të vdekjes është me të vërtetë i lidhur me përdorimin e vaksinës kundër Kovid-19. Dy lajmërime që kemi marrë në muajt prill dhe në shtator, janë nga ana e mjekëve, për një 85 vjeçar dhe për një 53 vjeçar, por ende nuk është dëshmuar lidhshmëria me përdorimin e vaksinave, theksoj shefja e Sektorit në Agjencinë për barna dhe pajisje mjekësore (MALMED), Merjem Haxhihamza.

Por prej atje thanë se bëhet fjalë për dyshime dhe të dhëna jozyrtare dhe theksuan se efektet nga vaksinimi janë shumë më të mëdha.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 101 raste të reja me Kovid-19 nga 1.299 teste të bëra, 13 viktima si dhe 393 pacientë të shëruar.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.485.944 testime. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 që nga fillimi i epidemisë është 217.400, ndërsa numri i të shëruarve është 203.967. Ndërsa numri i viktimave është 7.658.