Të paktën 970 palestinezë, përfshirë 424 fëmijë, rrezikohen të dëbohen me forcë për shkak të çështjeve ligjore të paraqitura në gjykatat izraelite, paralajmëroi OKB-ja, transmeton Anadolu.
Lynne Hastings, koordinatorja humanitare e OKB-së për territorin e pushtuar palestinez, vizitoi së fundmi dy të moshuar të cilët së shpejti mund të përballen me dëbimin me forcë nga shtëpitë e tyre ku kanë jetuar që nga viti 1954, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.
Hastings ka bërë thirrje që t’i jepet fund kësaj praktike e cila është e papajtueshme me të drejtën ndërkombëtare.
Ekspertët e pavarur të OKB-së i kanë bërë thirrje prej kohësh komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ndaluar dëbimet me forcë të Izraelit dhe zhvendosjen e palestinezëve në Kudsin Lindor si pjesë e aneksimit dhe “de-palestinizimit” të qytetit nga Izraeli.