Rajon - Botë

OKB: 2023 ishte viti më vdekjeprurës për emigrantët në një dekadë

Të paktën 8,565 emigrantë kanë vdekur përgjatë rrugëve në mbarë botën në vitin 2023, duke e bërë këtë vit më të keqin e dekadës. Kështu ka bërë të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

“Numri i vdekjeve në vitin 2023 është një rritje tragjike prej 20% krahasuar me vitin 2022, duke çuar në nevojën urgjente për veprim për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve”, shpjegoi agjencia e OKB-së.

Totali i vitit të kaluar tejkaloi rekordin e mëparshëm të arritur në vitin 2016, kur 8,084 njerëz vdiqën gjatë migrimit. IOM tha se për shkak se rrugët e sigurta dhe të rregullta të migrimit mbeten të kufizuara, qindra mijëra njerëz përpiqen të migrojnë çdo vit përmes rrugëve të parregullta në kushte të pasigurta.

Kalimi i Mesdheut vazhdon të jetë rruga më vdekjeprurëse për emigrantët, me të paktën 3,129 vdekje dhe zhdukje të regjistruara vitin e kaluar.

Pak më shumë se gjysma e totalit të vdekjeve të emigrantëve në vitin 2023 erdhën si rezultat i mbytjes, me nëntë për qind të shkaktuar nga aksidentet me automjete dhe shtatë për qind nga dhuna.