Ohër, do të hapet një qendër ditore për fëmijët me nevoja të veçanta
Në Ohër së shpejti do të hapet një qendër ditore për fëmijët me nevoja të veçanta. Hapësira pranë Shtëpisë së Lojërave gjithëpërfshirëse do të zgjerohet më shumë.
Në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, këtë vit pritet që këta persona të marrin më në fund këndin që meritojnë.
Projekti realizohet me ndihmën e grantit për zhvillimin e shërbimit social – Qendër për kujdesin ditor dhe punë individuale për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Ohrit.
“Për momentin është në proces tenderimi për rregullimin e hapësirës, deri në fund të korrikut duhet të përfundojë faza e parë e projektit për ngritjen e shërbimit.” – tha Vesna Gabeloska nga Shoqata për mbështetje arsimore psiko-sociale.
Këndi i lojërave gjithëpërfshirëse në Ohër funksionon prej më shumë se një viti, ndërsa është i vetmi kënd ku fëmijët me paralizë cerebrale kanë mundësi të shoqërohen.
Zgjerimi i tij do të lehtësojë jetën e përditshme të prindërve të personave me nevoja të veçanta. Qendra ditore do të jetë e pajisur me mjete ndihmëse dhe pajisje ortopedike dhe do të ketë staf nga ekspertë për kujdesin e duhur ndaj fëmijëve.
“Të liçensohet shoqata dhe më tej nga muaji gusht fillon faza e dytë e projektit të ofrimit të shërbimit, i cili me grantin e dhënë zgjat një vit, por më pas nënshkruhet Marrëveshja Administrative me Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Ministria merr përsipër financimin e Qendrës Ditore dhe kjo përfundimisht do të zgjidhë këtë problem të kujdesit për fëmijët me nevoja të veçanta në Ohër.” – deklaroi Vesna Gabeloska nga Shoqata për mbështetje arsimore psiko-sociale.
Në shtator të këtij viti pritet hapja ceremoniale e Qendrës Ditore për fëmijët me nevoja të veçanta, e cila do të vendoset në hapësirat e ish-kazermës në Ohër.