Nxënësit e shkollës së mesme “Arseni Jovkov” vizituan Drejtorinë e Librave Amë, u pritën nga drejtori Fazliu!
Sot, nxënësit e shkollës së mesme “Arseni Jovkov” vizituan Drejtorinë e Librave Amë!
Gjatë kësaj vizite edukative, nxënësit patën mundësinë të mësojnë nga afër për punën që kryen ky institucion jetik në regjistrimin dhe menaxhimin e të dhënave civile të qytetarëve. Ata u njohën me proceset që lidhen me regjistrimin e lindjeve, martesave dhe vdekjeve, si dhe rëndësinë e saktësisë në mbrojtjen e të drejtave të çdo individi.
“Ishte një mundësi e shkëlqyer për t’i afruar të rinjtë me institucionet tona publike, duke u dhënë atyre një pasqyrë më të qartë për funksionimin dhe rëndësinë e këtyre proceseve në jetën tonë të përditshme.
Faleminderit nxënësve dhe profesorit të nderuar Muhamet Krasniqi për këtë bashkëpunim frytdhënës!”, deklaroi me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Faton Fazliu./Lideri