May 21, 2024
Maqedoni

Nxënësit e shkollës në Sllupçan me rezultat të shkëlqyeshëm në garat republikane

Nxënësit e shkollës “Faik Konica” , f. Sllupçan, Komuna e Likovës, edhe këtë vit vazhdojmë për Republikane!

Në garat e organizuara nga shoqata e biologëve të Maqedonisë, nxënësit:
ERINA AVDIJA dhe EKREM ARIFI ( kl.5) nën mentorimin e arsimtares Sumeje Saiti me një rezultat të shkëlqyer arritën të kualifikohen në garat Republikane.
Dy nxënësit tanë janë në mesin e 5 nxënësve shqiptarë në të gjithë Maqedoninë e Veriut që do të marrin pjesë në garat REPUBLIKANE.