May 11, 2024
Maqedoni

Nxënësit e klasës III/3 në shkollën “Penko” shënojnë Ditën Botërore të Biçikletave

Dita Botërore e Biçikletave festohet çdo vit më 3 qershor, ku vende të ndryshme në të gjithë botën sensibilizohen për të përdorur më shumë biçikleta dhe për të evituar mjetet e ndryshme të transportit që shkaktojnë ndotje të ajrit, trafik të rënduar dhe rrugë të mbipopulluara.
Përdorimi i këtij mjeti, sa ekonomik aq edhe i dobishëm, na bën mirë të gjithëve dhe ka disa avantazhe: është një aktivitet fizik i moderuar, i dobishëm për shëndetin dhe mjedisin; zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, infarkteve dhe diabetin e tipit dy; ul prevalencën e obezitetit; ruan dhe rrit forcën, përkulshmërinë, rezistencën dhe densitetin e kockave.

Kjo datë është shënuar edhe në Shkup, me pjesëmarrje masovike të fëmijëve por edhe të rriturve.
Në mesin e tyre kanë qenë edhe nxënësit e klasës III 3 të shkollës “Petar Zdravkovski Penko” në Butel, me kujdestare Hatixhe Topalli.

“ 3 QERSHORI – “DITA BOTËRORE E BIÇIKLETAVE ”
Edhe ne nxënësit e klasës III/3 nga SHFK “Petar Zdravkovski Penko”së bashku më mësuesen e palodhshme Hatixhe Topalli jemi këtu për t’ju bashkangjitur kësaj dite.
Jemi këtu që të themi përdorni më pak makinat që të jetojmë më shëndetshëm”, kanë shkruar nxënësit e kësaj klase.

Aktiviteti i rregullt fizik, të tilla si ecja, çiklizmi ose sportet tjera, sjellin përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin, tek të gjitha moshat.
Kjo pasi disa aktivitete fizike të thjeshta janë më të mira se asnjë. Duke u bërë më aktiv gjatë gjithë ditës në mënyra relativisht të thjeshta, njerëzit mund të arrijnë me lehtësi nivelet e rekomanduara të aktivitetit.
Përhapja e përdorimit të biçikletës, e cila është shumë e dobishme si në aspektin mjedisor e shëndetësor, ashtu edhe në aspektin social, është mjaft e rëndësishme për një mjedis dhe shoqëri më të mirë për të jetuar.