Maqedoni

Nxënës bojkotuan sot mësimin, si revoltë ndaj propozimit për digjitalizimin e teksteve shkollore

Shumë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme bojkotuan mësimin në shenjë revolte ndaj propozim ligjit për digjitalizimin e teksteve shkollore. Bojkoti nga nxënësit u përpoq të fshihet nga udhëheqësit e shkollave që vizitoi Alsat me arsyetimin se mësimi u zhvillua normalisht. Madje, këto të fundit nuk pranuan të flasin as para kamerës.

Alsat
Menu
Switch skin
Nxënës bojkotuan sot mësimin, si revoltë ndaj propozimit për digjitalizimin e teksteve shkollore
A529.04.2021 512 1 minute read

Shumë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme bojkotuan mësimin në shenjë revolte ndaj propozim ligjit për digjitalizimin e teksteve shkollore. Bojkoti nga nxënësit u përpoq të fshihet nga udhëheqësit e shkollave që vizitoi Alsat me arsyetimin se mësimi u zhvillua normalisht. Madje, këto të fundit nuk pranuan të flasin as para kamerës.

– Advertisements –

“Drejtoresha është në mbledhje. Mësim kishte, gjithçka ishte në rregull, normalisht”.

Me të dalë nga oborri i Shkollës fillore “Bllazhe Koneski” takuam një turmë nxënësish të klasës së pestë të cilët deklaruan të kundërtën. Thanë se kishin bojkotuar mësimin.

“Nuk ishim sot në shkollë, bojkotuam për shkak të librave digjital. Munguat të gjithë? Kishte disa, por nga klasa jonë nuk kishte asnjë. Sa jeni në numër? 27. Prindërit kanë një grup në viber, pa kërkuar leje nga mësuesja të gjithë thanë se nuk dëshirojnë digjitalizim dhe askush nuk hyri në orë

“A duhet të bojkotohet mësimi ose jo? Duhet. Sepse nuk dëshirojmë të lodhim sytë para kompjuterit. Nuk dëshironi libra digjita? Jo.

“Nuk është mirë të qëndrojmë para kompjuterit sepse na dëmtohen sytë, mund të verbërohemi, për këtë shkak nuk dua”.

Nga grupi i prindërve “Libra dhe mësim patjetër të ketë” thanë se nuk ndalen këtu pavarësisht kërcënimeve nga drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave.

“ Mund të them se bojkoti është më shumë se I sukseshëm pa llogaritur kërcënimet publike nga drejtorët, mësuesit dhe profesorët. Nuk kemi asgjë kundër drejtorëve dhe mësimdhënësve, megjithatë ata kanë presione politike. Vepruan dhunshëm me kërcënime dhe presione ndaj prindërve dhe nënësve”.

Nga Ministria e Arsimit apeluan nxënësit të heqin dorë nga bojkoti, të vazhdojnë mësimet e tyre dhe të përfundojnë me sukses vitin shkollor. Sipas MASH-it çdo orë e humbur, sidomos tani kur procesi arsimor është i organizuar në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kushtet e një pandemie, do të thotë njohuri e humbur, e cila është e vështirë të kompensohet.

Grupi i prindërve “Libra dhe mësim patjetër të ketë” i formuar në fejsbuk e që numëron mbi 70 mijë anëtarë, përveç ndërprerjes së procedurave për miratimin e ligjit për tekstet shkollore, gjithashtu kërkon miratimin e protokolleve për kthimin e nxënësve në shkollë, lëndët të mos integrohen si dhe përfshirjen e profesionistëve dhe të grupit për revizion dhe intervenime në ligj.

Melihate Rustemi