Shqipëri

Nusja algjeriane kërkon burrin shqiptar: Është nga Dibra, u martuam dhe u zhduk, tani shkon me tjera!

“Unë jetoj në Spanjë dhe Andrea në Belgjikë. Tani është kthyer në vendlindje, ai është me origjinë nga Dibra dhe është personazh i famshëm në Shqipëri.

Unë mbeta shtatzënë ai më kërkoi të abortoja, kur unë refuzova më bllokoi dhe më fshiu nga kudo. Linda fëmijën tonë para disa ditësh. Uroj që këta prindër dhe familja e tij ta dinë të vërtetën.

Une jam algjeriane, jemi martuar në nëntor. Kur mbeta shtatzënë, më tha të vrisja fëmijën. Ai shkonte me një grua tjetër”,-rrëfen algjeriania.

Një grua algjeriane me banim në Spanjë, ka rrëfyer në redaksinë e JOQ historinë e saj zemërthyese, ku tregon se si u mashtrua dhe u lëndua nga një i ri shqiptar i quajtur Andrea.

Gruaja rrëfen se ishte e martuar fetarisht me Andrean, me origjinë nga Dibra, me banim në Belgjikë. Lidhja e tyre fillimisht dukej e lumtur, por u shndërrua në një makth të vërtetë.

Sipas saj, Andrea e bëri të besonte se martesa e tyre fetare ishte e mbështetur nga familja e tij. Megjithatë, ajo mësoi më vonë se asnjë nga anëtarët e familjes së tij nuk ishte në dijeni të kësaj martese.

Ajo lindi fëmijën e tyre para disa ditësh, por ndjen dhimbje dhe turp që Andrea e la të përballet vetëm me këtë situatë të vështirë. Algjeriania shpreh dëshirën që familja e tij të mësojë të vërtetën dhe të kuptojë dëmin që ai ka shkaktuar.