May 14, 2024
Rajon - Botë

Numri i viktimave të tërmetit mund të shkojë deri në 20 mijë

Deri tani janë numëruar 4.940 viktima në Turqi dhe Siri nga tërmeti intmerrshëm që goditi të hënën këto dy vende. Por parashikimet e OBSH-së janë se numri i viktimave mund të shkojë deri në 20 mijë, ka transmetuar KlanKosova.

Timothy Whiting, një 29-vjeçar nga Yorkshire i Britanisë së Madhe ishte me pushime në Turqi kur ra tërmeti.

Ai thotë se u zgjua në bujtinën ku po qëndronte duke u dridhur dhe ishte “shumë i frikësuar”, por arriti të shpëtonte.

“Isha në katin e dytë të një ndërtese dykatëshe, mendoj se kjo ishte gjëja me fat – nuk kishte kate sipër nesh për të rënë”, thotë ai për BBC, duke kujtuar sesi të gjitha ndërtesat e tjera përreth tij ishin shembur ose dëmtuar “sikur të kishte shpërthyer një bombë bërthamore”.

Timothy po qëndronte në qytetin Hatay në Antakya, të cilin e la në këmbë derisa një makinë i ofroi transport për në Adana, ku ndodhet tani, transmeton Klankosova.tv.

“Njerëzit dilnin nga kudo, gjysma e tyre zbathur. Ishte thjesht kaos i plotë,” thotë ai.

Të gjithë mund të dëgjonin zëra nga nën rrënoja, kujton ai, duke shtuar se u bë e qartë se “ne nuk kishte gjasa të ishim në gjendje të tërhiqnim dikë”, transmeton Klankosova.tv.

Erdoğan: Deri më tani janë shpëtuar nga rrënojat mbi 8 mijë qytetarë

Erdoğan: Kemi 3.549 të vdekur, 22.168 të plagosur. Ngushëllimi ynë më i madh është se deri më tani janë shpëtuar nga rrënojat mbi 8 mijë qytetarë tanë

Erdoğan: Deri më tani janë shpëtuar nga rrënojat mbi 8 mijë qytetarë

Erdoğan: Kemi 3.549 të vdekur, 22.168 të plagosur. Ngushëllimi ynë më i madh është se deri më tani janë shpëtuar nga rrënojat mbi 8 mijë qytetarë tanë.

Erdoğan: Türkiye po përballet me një nga fatkeqësitë më të mëdha jo vetëm në historinë e saj, por edhe në botë.

Erdoğan: Aktualisht 53.317 persona të kërkim-shpëtimit dhe personel tjetër punojnë në zonën e rrënojave. Numri po rritet në çdo orë që kalon bashkë me ekipet nga brenda dhe jashtë vendit.

Erdoğan: (Tërmetet me qendër në Kahramanmaraş) Duke u bazuar në kompetencën që na jep neni 119 i Kushtetutës, kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme

Erdoğan: 10 qytetet ku ka ndodhur tërmeti i shpallim si zona të fatkeqësisë që ndikojnë në jetën e përgjithshme.

Erdoğan: Do të përfundojmë procedurat e Presidencës dhe Parlamentit për gjendjen e jashtëzakonshme e cila do të zgjasë 3 muaj, që përfshin 10 qytetet ku ka ndodhur tërmeti.

Erdoğan: Do të përfundojmë procedurat e Presidencës dhe Parlamentit për gjendjen e jashtëzakonshme e cila do të zgjasë 3 muaj, që përfshin 10 qytetet ku ka ndodhur tërmeti.