May 24, 2024
Maqedoni

Numri i studentëve në Universitetin Ballkanik sivjet është rritur për 30 për qind

Universiteti ndërkombëtar Ballkanik në Shkup është themeluar në vitin 2006 dhe sot është universitet i preferuar për shumë studentë vendor dhe nga vende tjera.

“Në universitetin tonë kemi 7 fakultete dhe një shkollë të lartë profesionale. Në universitet kemi 3100 studentë dhe 60% nga studentët janë studentë të huaj. Kemi fakultete si medicina dentare, faklultet të artit. Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik për çdo vit ka rritje të numrit të studentëve dhe këtë vit shënon rritje për 30% studentëve vendas, të Maqedonisë së Veriut që janë regjistruar për t’i kryer studimet e tyre”, deklaroi rektori i universitetit Lutfi Sunar.

I shoqëruar nga stafi udhëheqës i Universitetit, ai sot u takua me gazetarët për të diskutuar risitë në universitet.

Ai rikujtoi se Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik sipas Listës së Shangait është ndër universitetet më të mira në Maqedoninë e Veriut.

“Pjesa më e madhe e studentëve tanë kanë qenë nxënësit më të shkëlqyeshëm në vend. I presim të gjithë studentët që duan të jenë pjesë e zhvillimeve botërore t’i vazhdojnë studimet në UNB dhe të kontribojnë për vendlindjen e tyre”, tha Sunar në takim me gazetarët.

Ne duam të kontribojmë në burimet njerëzore dhe në zhvillimin ekonomik të RMV-së, shtoi mes tjerash rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Lutfi Sunar./Lideri