Sport

Nuk u pa në ekran, tre tifozë u futën në fushë – njëri bën ‘selfie’ me Bellingham dhe Vinicius

Borussia Dortmund dhe Real Madrid po luajnë në finalen e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve në Wembley të shtunën e 1 qershorit.

Por, finalja e Ligës së Kampionëve nuk mund të kishte një fillim më të keq, me tre djem që u futën në fushën e lojës për mungesë të sigurisë, të cilët qëndruan në fushë jo më pak se një minutë.

Fillimisht një fans u hodh në vrap për të bërë një selfie me Bellingham. Por djali, për habinë e tij që askush nuk po shkonte ta kapte , shkoi edhe te Vinicius.

Ai madje kishte kohë edhe të rregullohej për foton dhe askush nuk erdhi ta ndalte.

Përballë pasivitetit të sigurimit, dy djem të tjerë u hodhën në fushë në mesin e lojtarëve, të cilët vetëm shikonin.

Courtois i kërkoi njërit prej tyre të ndalonte, por ai nuk i kushtoi vëmendje dhe filloi të vraponte nëpër fushë.