Nuk të ka faj askush pse ty të është kallur bishti!
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Unë dhe askush tjetër nuk ka se çfarë të brengoset për ty pse të është kallur bishti. Dhelprës iu kishte kallur bishti dhe i fajsonte të gjithë duke menduar se i kanë faj e tërë bota. Ti me vetëdije dhe për intereset tua personale e ke kallur bishtin si dhelpra dhe tash donë të i fajsosh të gjithë.
Jo , mor i nderuar tek askush mos e kërko fajin dhe askujt mos iu hidhëro, sepse bishtin tënd ti vet e ke kallur. Ke menduar se gjërat e këqia që i ke bërë dhe keqpërdorimet që ke përdorur për intereset e tua duke vjedhur djersën dhe duke shkelur mbi gjakun e huaj.
Ke shitur komb, fe e atdhe për interesat e tua personale. Ke shitur gjithëçka vetëm për qëllimet tua karieriste të pista, por është dashur të mendosh se një kohë do të vijë dita kur do të kallet bishti dhe nuk do mundesh ta shukësh me asgjë.
Edhe pse nuk duhej të ndihmojë askush për veprat e pista që i kishe bërë. Përsëri dikush të u gjend pranë në ditët më të vështira në kohën kur të kallej bishti. Ai të qëndrojë pranë që mos të kallet edhe b…., por edhe koka, por ti përsëri qimen e ndrrove por huqin nuk e harrove.
Erdhi një kohë dhe ti përsëri fillove të veprosh me tradhëtinë tënde karieriste për të i vra “kundërshtarët”pas shpine. E vrave edhe ate që të qëndroi pranë për të shpëtuar. Gjithë këtë e bëre për sëmurjen tënde të një kariaristi.
Sot kur të është kallur bishti si dhelprës po donë të i bëshë edhe tjerët fajtor, por kot e ke, sepse ty të është kallur bishti si dhelprës dhe shpëtim nuk ke.
E di se ke punuar dhe do të punosh edhe me djallin ( dreqin), por kot e ke, sepse interesi të ka futur në hipotekë dhe shumë vështirë e ke të dalësh nga hipoteka. Edhe bishti ka me të mbetur i kallur derisa të jeshë i gjallë.