April 30, 2024
Kosovë

Nuk ndalet qeveria Kurti, Kosova blen edhe sistem antiajror nga Turqia në vlerë 30 milionë euro

Media turke “Defence Turk.net”, ka pretenduar se Kosova do të furnizohet nga Turqia me sistem të mbrojtjes ajrore “ROKETSAN SUNGUR” dhe pajisjet përkatëse.

Përveç sistemit të mbrojtjes ajrore, ky medium, pretendon ndër të tjera se Kosova nga Turqia do të furnizohet edhe me automjete të blinduara “STM KARGU Kamikaze” dhe “ZMA-15”.

“Defence Turk.net” ka publikuar edhe një dokument i cili sipas tyre është kontrata e Prokurimit e nënshkruar në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Sipas këtij dokumenti, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka kërkuar miratimin e blerjes së 30 njësive lëshuese të sistemit të armëve “SUNGUR MANPADS” (180 raketa Sungur PorSav) të cilat do të jenë të disponueshëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Për blerjen e armatimit ushtarak në fjalë, sipas dokumentit të prokurimit i publikuar nga media në fjalë, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 30 milionë euro me kompaninë turke të industrisë së mbrojtës “ROKETSAN”.

Sistemi i Mbrojtjes Ajrore “SUNGUR”

Sistemi i Mbrojtjes Ajrore “SUNGUR” është një sistem raketor që përdoret në mbrojtjen ajrore me rreze të shkurtër të njësive dhe objekteve të lëvizshme/fikse në fushë betejë.

Raketat e mbrojtjes ajrore me rreze 8.5 kilometra të përdorura në këtë sistem është tipari më i rëndësishëm që e dallon “SUNGUR” nga Sistemet e tjera të Mbrojtjes Ajrore.

Ndryshe dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dronët Bayraktar TB-2 të cilët Qeveria e Kosovës i ka blerë nga Turqia.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia. Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”, shkroi ai në Facebook.