Kolumna

Nuk mund të jetë çdokush intelektual

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Në kohën e fundit është shtuar me të madhe numri i numri të rinjve the të moshuarve me diploma dhe tituj shkencor. Numri i “intelektualve” ka arritur në nivel të lartë.

Një numër prej tyre i njoh mirë, por edhe kam dijeni se si kanë arritur të paisen me diploma të fakulteteve, titujve të magjistraturës ose të doktoraturës. Respekt për çdokend që ka ariitur që të paiset me diplomat dhe titujtë e lartpërmendur për ata që i kanë fituar me djersë, me punë dhe me dituri. Por ,

një pjesë tjetër është turp i turpit të mbajnë titujë të tillë, por i mallkoftë populli, kombi, atdheu dhe Zoti ata ( ato) profesoresha, profesorë, udhëheqës institucionesh të larta që kanë lejuar disa individë që nuk janë të paktë që në kohën e fundit furnizohem me diploma dhe titujë mgjistrash dhe doktora shkencash pa dituri.

E gjithë kjo më duket se këto diploma dhe titujë disa i blejnë si në ndonjë treg perimesh me lekë e disa të tjerë npërmjet lidhjeve tjera. Ajo që është edhe më e keqja që mu të tillët punësohen në vende më kyçe që është mëkat i madh për gjeneratën e re. Është mëket që disa edhe janë në vende udhëheqëse dhe udhëheqin kuadrin që ka vlera.

Disa edhe emërohen në poste të larta që është mëkat i mëkatit si ka shumë prej të tillëve që nuk mund të e shkruajnë një fjali pa gabimet drastike.Është turp i madh të tillët të bartin emrin intelektualë. Për të qenë një intelektual i mirëfilltë duhesh të posedosh shumëçka pozitive si aftësi të diturisë, sjellje etj.

Intelektuali duhet të dallohet në çdo vend, por jo të e quajmë intelektual ate që nuk posedon njohuri, nuk ka sjellje të nivelit të duhur, nuk është studius dhe… Intelektuali duhet të i posedoj të gjitha the të jetë i nivelit të duhur në çdo aspekt.

Për fat të keq sot po jepen diploma fakultetesh, magjistraturash, doktoraturash si në treg dhe ate e dimë të gjithë se si po arrijnë disa te këto diploma dhe titujë shkencor. Edhe njëherë po e përsërisë se mu të tillët punësohen dhe avansohen në vende udheheqëse fal partive politike. ndërsa intelektuali i vërtetetë bredhë rrugëve pa punë.

RUANA ZOT PREJ KËSAJ TË KEQE!