May 12, 2024
Kolumna

Nuk keni faj aspak, o ju b*thëcullak

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Sa shumë habitem dhe brengosëm kur dëgjojë apo lexojë nga disa individë që personalisht dhe familjarisht ua kanë parë hajrinë partive politike derisa ishin në pushtet dhe pas ikjes apo largimit që ia bënin partitë dhe mu nga ata ( ato) sot më së tepërmi i kritikojnë partitë dhe udhëheqësit e tyre i shajnë me të madhe.

E dinë pse e bëjnë një gjë të këtillë, sepse mu këtyre partitë ju dhanë poste, i lejuan të vjedhin dhe të bëjnë pasuri marramendse. E mbaj në mend edhe ate se kur u futën për herë të parë në poste nuk kishin as brekë për të e mbyluar bythën e tyre. Më vjenë shumë keq prej të gjithë atyre që vrapuan nëpër parti politike dhe që asgjë nuk fituan prej tyre dhe sot e kësaj dite kurr nuk i kam dëgjuar duke sharë ose ofenduar dikë.

Hajnat të cilët i shfrytzuan partitë politike deri në palcë dhe përfituan aq shumë prej tyre janë ata ( ato) që sot më së tepërmi që i ofendojnë dhe i shajnë ata ( ato) që bythëcullakët i bërën të pasur. Tani pse ju mos të ofendoni dhe të mos shani.

Pse ju mos të hudhni dru e gurë ndaj atyre që ju dhanë poste, ju dhanë tendera, ju dhanë…, dhe ja ju tani të i shani dhe ofendoni ja kush tjetër, por ju nuk keni aspak të e bëni një gjë të këtillë.

Fajtorë janë ata që nuk ditën, por më shumë nuk deshën të e ndanin shapin nga shqeri dhe nuk iu ndihmuan atyre që meritonin të ndihmoheshin, por i ndihmuan Bythëcullakët që sot ditë e natë ju shajnë. Mirë ua bëjnë!