“Nuk kemi kohë të qajmë”, mesazhi prekës i adoleshentes nga Gaza drejtuar botës: Na shihni si numra
Batool, një adoleshente palestineze 18-vjeçare, tronditi me mesazhin e saj prekës drejtuar botës.
“Emri im nuk është i rëndësishëm. Emrat e miqve të mi nuk janë të rëndësishëm. Historitë tona nuk janë të rëndësishme. Ne jemi vetëm numra, kështu na sheh bota”, shprehet adoleshentja, në një mesazh zanor për BBC-në.
“Një person i huaj më pyeti: ‘Epo, si ndihesh?’ Faleminderit për pyetjen tuaj. Ne nuk ndiejmë. Ne nuk qajmë. Nuk kemi kohë të vajtojmë të dashurin tonë, sepse të tjerët po vriten. Nuk kemi kohë të ndiejmë. Ne kemi vetëm kohë për të nuhatur vdekjen që po afrohet gjithnjë e më shumë. Ne kemi vetëm kohë për t’u ulur në një dhomë dhe për të përqafuar njëri-tjetrin, duke i kërkuar Zotit të na marrë shpirtrat së bashku”, tregon ajo.
“Ne mezi presim të flemë një natë të tërë pa u tmerruar nga zhurma e bombave që bien. Ne mezi presim të bëjmë dush, të jemi të lodhur në fund të një dite normale, të flasim për çdo gjë që pret vdekjen, dëshmorët dhe gjakun – dhe të dëgjojmë një të qeshur nga një fëmijë. A po kërkojmë kaq shumë, botë?”, shprehet 18-vjeçarja.