Maqedoni

Nuk kanë të ndalur vrasjet në Serbi, një djalë vrau babanë e tij

Një vrasje tjetët ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kragujevc të Serbisë. I biri vrau babanë.

Në shtëpinë e familjes, një 53 vjeçar ka vrarë babanë e tij në Naselje Iliçevo të Kragujevcit.

I dyshuari është i sëmurë mendor dhe nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa krimi është kryer me pas përleshjes fizike mes të dyve.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur oficerët e policisë dhe kanë arrestuar R.N. nën dyshimin për vrasje.

Më shumë detaje dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi do të dihen pas përfundimit të hetimeve. /Gazeta10/