Me 11 vota “pro”, 60 “kundër” dhe asnjë abstenim, nuk ka kaluar në Kuvend interpelanca për Ministrinë e Brendshëm, Oliver Spasovski, e kërkuar nga partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ndërsa opozita maqedonase VMRO-DPMNE ka braktisur sallën e Kuvendit në momentin e votimit të kësaj kërkese.