Nuk ka më kredi të shpejta pa prezencë fizike
Ministri i Financave, Fatmir Besimi, më në fund miratoi Rregulloren për mbrojtjen e qytetarëve nga marrja e kredive të shpejta në emër të qytetarëve nga persona të tretë. Tani e tutje, një kompani financiare nuk do të mund të japë më kredi të shpejtë online, vetëm me foto të një letërnjoftimi që mund të vidhet ose të gjendet pasi dikush e ka humbur atë.
Do të jetë e nevojshme me identifikimin e rreptë të aplikantit dhe me praninë e tij fizike të detyrueshme, nëse aplikanti nuk i merr paratë në llogari, por dëshiron që ato të paguhen direkt në një dyqan. Nëse aplikanti i merr ato në llogarinë e tij, ai do të kalojë përmes një kontrolli elektronik, me procedurën e përcaktuar rreptësisht me ligj, transmeton Lideri.mk.
Kompanitë financiare për kreditë e shpejta, të cilat prej vitesh askush nuk i kontrollon se si dhe kujt i japin paratë, janë kthyer në makth për shumë qytetarë, të cilët edhe pse nuk kanë marrë kurrë një kredi të tillë, marrin njoftimin se duhet të kthejnë shuma me kamatë të lartë si dënime për borxhin e papaguar./Lideri