“Nuk ka kidnapime të fëmijëve”, Policia demanton informacionet që po shpërndahen në rrjetet sociale
Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut i mohojnë informacionet e shpërndara në rrjetet sociale për gjoja kidnapime nga një grup i caktuar, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se nuk ka raportime të tilla.
“Nuk ka asnjë fëmijë të kidnapuar, e as kidnapues. Bëjmë thirrje që të mos përhapen dezinformata në rrjetet sociale të cilat kanë për qëllim që t’i shqetësojnë qytetarët. Policia është e pranishme kudo dhe e garanton sigurinë e qytetarëve”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.