Kolumna

Nuk fituan”humbësit”, zgjedhjeve nacionale, e as nuk humbën “fituesit”e zgjedhjeve lokale!

Shkruan: Fadil Maloku

1. Ajo çka NUK më pelqeu në zgjedhje tona lokale, ishin prezenca e madhe e ngarkesave dhe frustrimeve që i “prodhuan” dhe stimuluan me afsh e madje edhe me jargitje istikamet dhe rrjetet e rafineruara klienteliste, familjare, fisnore, mahallave, katundeve, etj. Natyrisht, kjo “zbritje” e frustrimeve në nivele të tilla sociale, qytetarinë e arsimuar e ngulfati dhe topiti tejskajshëm. Them kështu; edhe për faktin se qytetarin e largoj disi nga standardet e testuara ne botën demokratike. E që ato kanë të bëjnë kryesisht me përgjegjësinë, vendimarrjen, transparencën dhe llogaridhënien. Këto ngarkesa e frustracione individuale e grupore që i “prodhojë” fushata e sterzgjatur (plus në pandemi!) zgjedhore, u dha shumë hapsirë mediatike lidhjeve tribale. Ku anonimusët (kandidatët për kryetar dhe sidomos për asambleistë) e deridjeshēm, duke shfrytëzuar “kalkulimet” mediatike, e sidomos lidhjet fatefisnore u përpoqen që me çdo kusht votën e tillë të mos e huqin. Sidonoa duke e kërkuar ate te akrabat, komshit, miqët dhe shokët e adresuar përmes kontakteve fizike, po edhe përmes konsumit të medieve sociale.

2. Themi kështu, edhe për shkak se; votimi i bazuar në “kriteret” e afërsisë së gjakut, fisit, mahalles, etj. domosdoshmërisht e stimulon si komoditetin e kryetarëve të ardhshëm ashtu edhe frustrimin qytetarisë . Thënë edhe më thjesht; votimi për familjarin, ashtu qysh edhe ngjau zakonisht në gjitha zgjedhjet e organizuara të pasluftës, komshiun, mahallën, fshatin, etj, qytetarin e emancipuar politikisht e privoj nga mundësia e të transformuarit të tij në tipin e votuesit intelegjent! Në krejt këtë lojë, u futën edhe koalicionet e fshehta e joparimore, të cilat me nuansat dhe tendencat e tyre anuese sipas sistemit “bellum omnium,contra omnes” (të gjithë kundër të gjithëve) arrijtën jo vetëm t’i zbehin karizmat e ca partive politike, por, edhe t’i zhbëjnë nga “harta” potencialeve premtuese partiake…

3. Poashtu, krahasimi i zgjedhjeve nacionale me ato lokale, është i gabuar, edhe për shkak se; artikulimi i votës nacionale, ishte ndërlidhur kryekput me; karizmat e lidershipëve të blloqeve që nuk u krijuan ad hoc; pastaj, me premtimet për kauzat e interesave të natyrës shtetndërtuese; si edhe me linjat dhe istikamet e rrjeteve partiake (më shumë) e ideologjike (më pak); Ndërkaq, vota lokale që në fakt ishte votë (jo intelegjente) që u shkapërderdh (lexo; edhe u ble taksativisht!) me naivitet dhe me premtime banale në shumë istikame e rrjete klienteliste, familjare, mahallash, rajonesh, etj. Balotazhi pamëdyshje, që është i shëndetshëm edhe për shkak se dëshmoj nevojen disciplinimit të atyre kandidatêve që u mungonin vizionet dhe idetë ofertuese. Të njejtit menduan se prapa karizmave të liderëve të tyre karizmatik, e me “dur në xhepa” shumë leht kane me korr fitorre! Qofshin edhe ato “fitore të Pirrros”!?Në zgjedhjet e sivjetme nuk fituan partitë (sepse, ato fituan përfaqësimin ashtu si (nuk) e deshën, por, humbën qytetarët që nuk dolën në zgjedhje.