May 10, 2024
Kolumna

Banorët e Gazi Babës dhe Seravës muajin e kalojnë me 200 euro, aq sa kushton një drekë e funksionarëve të BDI-së

Xhelal Idrizi
Kisha vendosur të mos shkruaj asnjë tekst në këto zgjedhje, por më iritoi të drejtën tua them, intervista e fundit e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, në pjesën ku thotë “nuk jam politikan i ekraneve, por nga mali”. Edhe pse nuk ka kurrfarë logjike kjo fjalë, ashtu siç e ka thënë z. Ahmeti, e qartë është tendenca të paraqitet si hero. Kjo nuk është aspak e saktë. Heronj sipas meje janë banorët e lagjeve Gazi Babë, Serovë, Dizhon e Dyqanxhik në Çair. Shumë prej familjeve në këto lagje muajin e kalojnë me 200 euro ndihmë sociale, aq sa shumë funksionarë të BDI-së harxhojnë për një drekë ose darkë.
Ali Ahmeti e funksionarët e BDI-së shëtisin salloneve e hoteleve luksoze, lagjet e Çairit janë të zhytura në baltë.
Deri sa banorët e lagjeve të lartpërmendura kanë dilemë se a do ta mbyllin ose jo muajin me produkte ushqimore, funksionarët e BDI-së kanë dilemë se ku të drekojnë, ose ku të darkojnë. Prandaj hero nuk është as Ali Ahmeti, as ndonjë funksionar tjetër i BDI-së, por janë banorët e lagjeve të Çairit.