Maqedoni

Nuk do t’ju bëj shumicën”, tha Xhaferi dhe doli nga salla plenare

Seanca për votimin e mosbesimit të Qeverisë ka shkuar në pauzë, pasi kryeparlamentari Talat Xhaferi ka parë se në seancë nuk janë të pranishëm deputetët e shumicës parlamentare.

“Unë jam pjesë e shumicës dhe do ta lëshoj sallën. Nuk kam pse t’ju bëj unë shumicën”, tha Xhaferi, transmeton TV21.

Ndërkohë ka ftuar deputetin e Lëvizjes Besa, Fadil Zendelin, i cili është nënkryetar që të udhëheqë me seancën.