Norvegjia i dhuron ushtrisë së Maqedonisë 76 automjete
Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të dorëzohet donacion prej 76 veturash nga Mbretëria e Norvegjisë.
“Shtatëdhjetë e gjashtë automjete, nga të cilat tridhjetë e gjashtë janë mjete të lehta këmbësorie të tipit Mercedes Benz-290GD, Multi 2 dhe dyzet kamionë mallrash Scania-P3, janë të fundit nga projektet e shumta të bashkëpunimit të shkëlqyer të vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Norvegjisë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.
Në këtë ngjarje do të flasin ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski, ambasadorja e Mbretërisë së Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut, Christine Melsom dhe gjeneral brigade Andres Jernberg, komandant i logjistikës Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Norvegjisë.
Në ceremoninë zyrtare të dorëzimit do të marrin pjesë kryesia e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralë në Ushtri dhe komandantë të reparteve.