Maqedoni

Nora Kaliqi zgjedhet kryetare e Bordit Drejtues të Keshillit të Etikës së Mediave në Maqedoni

Leunora Kaliqi kryetare e re e Këshillit Drejtues të KEMM
Leunora Kaliqi është zgjedhur kryetare e re e Këshillit Drejtues të Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM). Gazetare në Servisin e Dytë Programor në TVM 2 , me më shumë se dy dekada përvojë pune në këtë institucion. Leunora u propozua dhe mori mbështetje unanime nga anëtarët e Këshillit Drejtues të KEMM, të zgjedhur në Kuvendin vjetor të KEMM të mbajtur më 19.06.2023, shkruan Lideri.mk.

Ajo vjen në këtë detyrë pas Katerina Sinadinovskës e cila ishte kryetare e Këshillit Drejtues të KEMM për dy mandate, gjegjësisht nga viti 2015. e cila prej vitit 2015 e ka mbajtur postin e kryetares së Bordit të Drejtorëve të SEMM për dy mandate.

Nënkryetare e Këshillit Drejtues u zgjodh Sashka Cvetkovska, redaktore në IRL – Laboratorin e Gazetarëve Hulumtues.
Këshilli drejtues i KEMM përbëhet nga: Leunora Kaliqi (MRT), Sashka Cvetkovska (IRL), Irena Mullaçka (Fokus), Aneta Andonova (MRT), Mevaip Abdiu (TV Koha), Branko Gerovski (Plusinfo) dhe Semi Mehmeti (Almakos) .
Në kuvendin vjetor u zgjodh Këshilli i ri Mbikëqyrës i KEMM, në përbërje të së cilit janë: Adrian Qerimi, Sasho Damovski, Sali Memed, Xhenur Iseni dhe Dragan Ivanovski.
Anëtarët e rinj të trupave punues të KEMM-së u zotuan se do t’i përkushtohen plotësisht arritjes së objektivave bazë të Këshillit të Etikës – ngritjen e standardeve profesionale në mediat e vendit, nëpërmjet respektimit të Kodit të Gazetarëve dhe Udhëzimeve për raportimin në media online, forcimit të edukimit mediatik dhe mos shpërndarjes së dezinformatave./Lideri